Xhaçka takon Baerbock: Mirënjohje për mbështetjen në sigurinë kibernetike
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë ministerialit të Bukureshtit.
Xhaçka informoi se në takim u diskutua mbi perspektivat e forcimit të mëtejshëm të dialogut dypalësh dhe sektorial, duke promovuar vlerat, unitetin dhe solidaritetin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Po ashtu, Xhaçka i shprehu mirënjohjen Gjermanisë për ndihmën e dhënë ndaj vendit tonë në procesin e hapjes së negociatave me BE-në dhe për mbështetjen konkrete në sigurinë kibernetike.
Fraksion.com