AktualitetPolitikëTë fundit

Steinmeier: Opozita dhe qeveria të punojnë përtej llogoreve politike

Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje sot opozitës dhe qeverisë që të punojnë së bashku përtej llogoreve politike për destinacionin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në një fjalë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Steinmeier u shpreh se ja vlen kjo përpjekje, ndërsa siguroi se “mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë”.

“E di që rruga e Shqipërisë në BE do të vijojë të jetë ambicioze. Punoni më tej në luftën ndaj pengesave, smbrapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në drejtësi”, tha ai.

“Ju e keni zhvilluar vendin tuaj. Keni realizuar reforma administrative e tatimore. Është ngritur një Prokurori Speciale për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka aktualisht një reformë voluminoze në Shqipëri që shërben si shembull për vendet e tjera. Ju dëshironi një të ardhme të mirë për Shqipërinë dhe vendi juaj do të jetë vend i besueshëm”, tha ai.

 

Fraksion.com