Rama: 6 Dhjetori do të jetë ditë pune. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd
Kryeministri Edi Rama tha pas mbledhjes së qeverisë se 6 Dhjetori nuk do të jetë ditë pushimi, por puna do të vazhdojë normalisht. Ai u shpreh se është lajm i rremë, lajmi që ka dalë se më 6 Dhjetor do të ketë ditë pushimi. Sa i përket masave të sigurisë që do të merren atë ditë ai u shpreh se ato nuk negociohen me askënd.
“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi. Nuk ka asnjë ditë pushimi. Është lajm i rremë, puna do të vazhdojë normalisht. Sa iu përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie që merren bazuar në të gjitha standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë komisioni, KiE që kudo ku zhvilojnë aktivitete kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KiE prej shumë kohësh, për masat e sigurisë. Nuk janë çështje opinionesh, mendimesh, diskutimesh. Janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën ku këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE. Padiskutim për ta ka masa ekstreme sigurie kudo që lëvizin dhe sa herë që lëvizin”, u shpreh Rama.
Fraksion.com