AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta më 6 dhjetor, Rama: Masat e sigurisë s’negociohen, standard i vendosur nga Këshilli Evropian

Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

I pyetur për protestën e Berishës ai tha se masat janë standarde të vendosura nga Këshilli Evropian dhe siguria e liderëve evropianë do të garantohet.

“Masave të sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samiti që janë në Këshillin europian prej shumë kohës. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e be, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se janë masa sigure të bazuara në kritere dhe standarde që duhet t’i garantojë çdo vend që merr përsipër organizimin e një samiti të këtyre përmasave.

“Këtë samit e organizon Këshilli Evropian jo dhe Shqipëria. Vendi ynë është mbështetës dhe mikpritës. Aktiviteti më i rëndësishëm i Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe që e sheh vendin si faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Evropës”, tha Kryeministri.

Duke e konsideruar protestën e opozitës si ‘histori të 1912-s që vazhdojnë e tirren’, Rama tha se ngjarje të tilla nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe aq më tepër një samit të këtyre përmasave.

“Këtu flitet për masat e sigurisë të kërkuara dhe garantimin e sigurisë të gjithë udhëheqësve të Evropës”, tha ai.

 

Fraksion.com