Protesta e 6 dhjetorit, kreu i Policisë së Shtetit takohet me përfaqësues të PD, ja për çfarë u diskutua
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim për përfaqësues të Partisë Demokratike.
Takimi mësohet se është zhvilluar në kuadër të protestës së thirrur më 6 dhjetor, kjo pas refuzimit të kërkesës për zhvillimin e kësaj proteste në Bulevard.
Ndër të tjera mësohet se është bërë me dije edhe perimetri i sigurisë. Në një komunikim për mediat , përfaqësuesi i PD Çlirim Gjata ka thënë se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore.
Fraksion.com