AktualitetPolitikëTë fundit

‘Prestige’ do të shkojë në Gjykatë Ndërkombëtare’, analisti Sulo: Akt banditesk. Stabilokracia ka fituar mbi demokracinë!

Analisti Arion Sulo, në News24 ka folur për sulmin e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’.

Ai ka cilësuar një veprim të paligjshëm, të papërgjegjshëm e banditesk, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Si logjike qeverisjeje ishte e pritshme sepse një qeveri për të quajtur normale duhet të karakterizohet nga disa parime që janë në fuqi, si llogaridhënia, përgjegjshmëria. Ka ndërtime pa leje duhen shembur sipas procedurave në fuqi. Përse nuk jemi në një shtet ligjor? Është një akt i paprecedent, i befasishëm, banditeskt. Kam të drejtën e njoftimit në radhë të parë, jo në 07:00 të gjendem para faktit të kryer. Nuk ka pasur asnjë informacion. Ka dy fakte, ‘nuk ka njoftim zyrtar sipas procedurës dhe nuk është dhënë e drejta e ankimimit’. Këtu nuk po lejohet as pretendimi”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio Sulo tha se në vend stabilokracia ka fituar mbi demokracinë.

“Më këto veprime kërkohet të tregohet forcë, por janë veprime burracake. Ky sulm sigurisht që do të ketë jehonë dhe do të hyjë në raportet e lirisë së medias. Kjo qeveri përdor dy standard, kur i vlerëson raportet i publikon, kur e nxijnë, fillon kritikat’, tha më tej ai.

 

Fraksion.com