AktualitetPolitikëTë fundit

Paketa 4.3 miliardë lekë për bonusin e fundvitit, Rama: Përfitojnë pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike

Qeveria ka miratuar një paketë prej 4.3 miliardë lekësh për bonusin e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama tha pas mbledhjes së qeverisë se nga bonusi përfitojnë pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, paraplegjikët  dhe tetraplegjikët.

“Pas mbledhjes së qeverisë kemi marrë një vendim që ua kemi premtuar pensionistëve, sot falë këtij vendimi duke nisur nga dita e nesërme bonusi i fundvitit për mbi 695 mijë pensionistë, do të jetë 5 mijë lekë të reja, edhe pse kemi pasur vështirësi këtë vit, që dihen,  përsëri për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët, por edhe ata që kanë pension invaliditeti plus 6 mijë lekë të reja që shkojnë 110 mijë lejë të vjetra, për ata si kompensim i nevojshëm. Është një paktë prej 4.3 miliardë lekësh. Do mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike, që mbeten në nevojë edhe për bonusin e fund vitit, si dhe gjithë kategorinë e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, janë kategoritë më në nevojë. Nisur nga janari do nisi edhe aplikimi i një tjetër mase të konsultuar, të publikuar për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur të cilat qeveria duhet t’u paguajë sigurimet si të ishin në punë.”, tha Rama

 

Fraksion.com