AktualitetTë fundit

“Jam dhunuar në rrjete sociale nga komuniteti LGBT”, pastori: 30 vjet jam kujdesur për homoseksualë me SIDA

I ftuar sot në panelin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të ndarë mendimin e tij mbi filmin e animuar “Strange World”, i cili trajton tema të komunitetit LGBT, pastori Paulin Vilajeti shprehu kundërshtimin e tij. Ndërsa të ftuarit paraqitën këndvështrimet e tyre mbi filmin dhe fenomenin nëse duhen mësuar fëmijët prej një moshe të hershme me tema të tilla, pastori tha se e konsideron dhunim e jo edukim.

Ai tha se nuk ka asgjë kundër komunitetit sepse ka qenë gjithnjë krah tyre, por edukimi i fëmijëve i duhet lënë në dorë prindërve dhe zgjedhjes së tyre, jo imponimit nëpërmjet produkteve kinematografike. Vilajeti vijoi më tej me përmendjen e një rasti që thotë se është dhunuar në rrjetet socialie nga komuniteti LGBT për shkak të shprehjes së mendimit të tij të kundërt.

Paulin Vilajeti: Unë kam qenë në një studio televizive dhe duke thënë siç thashë tani me sinqeritet, para Perëndisë, kush është homoseksual, unë kam një dashuri të barabartë me këdo, por vetëm thjesht duke thënë unë nuk jam dakord me këtë lloj dhune, ju nuk mund të imagjinoni si jam dhunuar në rrjetet sociale nga komuniteti i tyre. Unë mendoj personalisht që ne kemi arritur në një pikë ku ne nuk kemi të drejtë, vetëm këta kanë të drejtë?

Shiko, ne kemi një hapësirë që quhet hapësirë demokratike, por nuk  është hapësirë ku secili mund të  bëjë sipas interesit të vet. Ka disa kufij që janë integriteti im, unë jam një njeri që kam një integritet. Integriteti im është fjala e Zotit, Bibla. Dil dhe ma provo që Bibla e ka gabim. Nuk ka dalë askush në 2000 vjet të ma provojë pse më dhunon? Unë nuk po të dhunoj, unë të pranoj kështu siç je, unë lutem për ty dhe unë jam kujdesur vetë 30 vjet për homoseksualë  të cilët kanë qenë me SIDA. Kemi shkuar dhe jemi kujdesur që ata të kurohen. Për njerëz të cilët kanë qenë në nevojë, i  kemi qëndruar  pranë në ndihma të ndryshme.

Ore më falni, çfarë  kërkoni më shumë nga ne?  Ne që jemi pastorë dhe del ai dhe më diskrediton mua që unë kam 30 vjet dhe i jam kushtuar njerëzve që janë në nevojë, përfshirë dhe këta dhe njerëz që nuk bëjnë asgjë në këtë botë përveçse dhunojnë për shkak të një krevati që duan ata të flenë dhe nuk i kanë ofruar shoqërisë asgjë, dalin dhe na dhunojnë ne, mua?/tvklan

 

Fraksion.com