“I përgjuar”, akuzat për Taulant Ballën, Rama: S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj, është e bazuar në fakte
I pyetur për akuzat e bëra së fundmi për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se është përgjuar për çështje që lidhen me krimin në Elbasan, Kryeministri Rama tha sot se të gjithë ata që akuzojnë të nxjerrin provat.
“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përces asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me spekulime. I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Nëse kanë fakte akuzatorët t’i sjellin sepse ata janë të detyruar që nga koha e Romës.
Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte”, ka thënë Rama.
Fraksion.com