Çlirim Gjata: Në 6 Dhjetor do shkojmë në protestë, na mbron Kushtetuta
Në një konferencë për median, përfaqësuesi i PD-së Çlirim Gjata është shprehur se protesta e 6 Dhjetorit do të zhvillohet dhe nuk i ndalon askush sepse sipas tij protesta është me të drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Ai pohon se do jetë një protestë paqësore dhe do i tregojë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin që po bën kjo qeveri.
Çlirim Gjata: Nuk është çështje bie apo nuk bie dakort policia me këtë. E drejta e protestës, tubimit protestues është me të drejtë kushtetuese, e ka Kushtetuta, është e drejtë ligjore, është e drejtë që sanksionohet nga neni 11 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, e ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese jo vetëm me 2 apo 3 vendime të saj, ku përcaktohet se nuk kërkohet leje paraprake, thjesht lajmërohet për të bërë protestë. E ka edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në shumë vendime të saj pikërisht këtë që e drejta e protestën bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut. Pra është e drejta bazë, themeli. Të gjitha problemet e tjera janë probleme teknike që janë në shërbim të kësaj të drejte. Nuk munden që problemet teknike të kapërcejnë të drejtën e protestës.
Ajo që ne mund të garantojmë është se protesta do të jetë paqësore, nuk do ketë absolutisht asnjë lloj problemi, është kundër qeverisë prandaj kërkojmë ta bëjmë aty, nuk mund të bëjmë një protestë para Bankës sepse ne nuk kemi protestë kundër Guvernatorit të Bankës, ne kemi protestë kundër qeverisë, për t’i dreguarr të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin dhe gjithë zullumin që po bën kjo qeveri.
I pyetur nëse në datën 6 Dhjetor në mëngjes, policia vendos një kordon në hyrje të Bulevardit duke mos lejuar protestuesit që të afrohen pranë Kryeministrisë, çfarë do të ndodhe?
Gjata tha se “Policia do të jetë në thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe të akteve ndërkombëtare për të drejtën e protestës. Do i tregojë të gjithë partnerëve ndërkombëtar që unë nuk jam një polici e një vendi demokratik, jam polici në shërbim të një njeriu, të pushtetit të një njeriu dhe këtë gjë do ta kuptojnë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që do të vijnë atë ditë. Ne do të bëjmë protestën tonë paqësore. “.
Fraksion.com