AktualitetPolitikëTë fundit

Akuzat e Braçes për Taulant Ballën, Rama: Braçe është institucion! Të thotë ç’ti dojë e bardha zemër!

“Erion Braçe është institucion dhe mund të thotë çfarë i do e bardha zemër.”

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama pas interesit të gazetarëve për akuzat e deputetit Erion Braçes në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ky i fundit urdhëroi rrëzimin e amendamentit të tij për bujqit.

‘Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë.

Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që paratë keni ngrënë një lugë mjaltë.’- tha Rama

 

Fraksion.com