Pronat: Xhaxhai kërcënon me automatik nipin, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë
Konflikti në familje për pronat ka sjellë prangosjen e një 57-vjeçari në Tiranë, pasi kërcënoi me armë nipin e tij.
Gjatë operacionit të koduar “Property”, policia sekuestroi automatik dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e të arrestuarit.
Xhaxhai kërcënoi me automatik se do ta vriste A. S., 30 vjeç, për motive pronësie.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë”, sipas policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com