AktualitetPolitikëTë fundit

Pak ditë para protestës së 6 Dhjetorit, Meta rreth 60 minuta në zyrën e Berishës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim 60 minuta me kreun e opozitës, Sali Berisha.

Takimi mes dy liderëve u mbajt në selinë e PD-së.

Ky takim vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 Dhjetorit, ditë kur do të mbahet gjithashtu në Tiranë edhe Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Kreu i PL-së u shoqërua në këtë takim nga deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili.

Vetëm një ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se kjo forcë politike do të jetë në protestën e 6 dhjetorit.

“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë.

Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, deklaroi Meta një ditë më parë kur u pyet nëse do të jetë i pranishëm në këtë protestë.

 

Fraksion.com