AktualitetPolitikëTë fundit

Meta pas takimit me Berishën: Siguria e Evropës kërcënohet nga mafia, jo nga qytetarët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas mbarimit të takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Meta duke u pyetur për protestën e 6 dhjetorit, theksoi se do të jenë përballë atyre që kapin shtetin dhe minojnë procesin e integrimit në BE.

Ai theksoi se protesta nuk ka asnjë problem për sigurinë nga qytetarë që duan Shqipërinë evropiane.

“Nuk është çështje policie, por kushtetute. Jemi për Shqipërinë Europiane dhe jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësve për kapjen e shtetit dhe minimin e procesit të integrimit të BE. Siguria e Evropa rrezikohet nga mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike të mafies ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve me në krye kokainën. Nuk vjen problemi i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe ata të mbarë Shqipërisë duke protestuar.”, tha ai.

 

Fraksion.com