AktualitetRajoniTë fundit

“Ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, Dritan Abazoviç: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy nsima

Prioriteti ynë është bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe BeH, nuk do të kontribuojmë në tensione të mëdha

Nga Bukureshti, ku ndodhet në në takimin dy ditor të ministrave të jashtëm të bllokut të NATO-s, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar një nga çështjet më të rëndësishme dhe aktuale në politikën e rajonit. Abazoviç thotë se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy iniciativa që nuk e pengojnë njëra-tjetrën.

“Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy iniciativa që nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por gjithashtu veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”, tha  Abazoviç, kryeministër i qeverisë malazeze në mandatin teknik në një intervistë për portalin e Sarajevës Klix.

Si një nga mbështetësit e hapur të nismave të Ballkanit të Hapur dhe të Procesit të Berlinit, Abazoviç shprehet se këto dy nisma nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit, situata është paksa e kundërt. , Ballkani i Hapur i dha vrull procesit të Berlinit, ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, thotë Abazoviç, teksa shton se Bosnja dhe Hercegovina nuk është lënë pas dore nga Ballkani i Hapur., iniciativa është bërë për të gjithë.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet me Be-në, nuk kam dëgjuar që kjo iniciativë nuk është bërë për gjashtë vende – kjo është e rëndësishme të theksohet sepse ne në Ballkan gjithmonë kemi këtë zhgënjim që dikush dëshiron të bëjë diçka për ne. Ballkani Perëndimor ka shumë për të bërë për Bashkimin Evropian, por ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit”, përfundoi Abazovç./shqiptarja.com

 

Fraksion.com