“Humbi kontrollin e mjetit, e tërhoqi zvarrë”, detajet tronditëse nxjerrin zbuluar shqiptarin që aksidentoi për vdekje greken
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin fatal ku humbi jetën 21-vjeçarja greke në Selanik. Mediat greke raportojnë se 26-vjeçari shqiptar që ishte në timon, fillimisht humbi kontrollin e makinës dhe kaloi kundravajtje dhe më pas tërhoqi zvarrë Emën në rrugën Egnatia në Selanik. Kështu deklaron raporton për protothema.gr avokati i familjes, Nikos Roussopoulos, duke mohuar atë që shoferi pretendon në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Shqiptari, i cili në orët e para të së martës së 22 nëntorit përplasi me makinë dhe e la në vendngjarje të renë e gjakosur në asfalt, pretendoi se vajza i kishte dalë krejt papritur para mjetit. Sipas tij ai nuk kishte si të reagonte në atë moment, pasi gjithçka ndodhi rrufeshëm. Ndërkohë, avokati i familjes së viktimës, pretendimet e shqiptarit përgënjeshtrohen si nga Autoriteti Rrugor i Selanikut dhe nga pasagjerja19-vjeçare që ishte në mjet dhe nga dëshmitarët okularë.
“Nga plani i qarkullimit rezulton se drejtuesi shqiptar kishte humbur kontrollin e makinës, mjeti kishte rrëshqitur para se të godiste vajzën, dhe pasi ka ecur kundravajtje ka marrë zvarrë vajzën. Ai ka humbur kontrollin, ndoshta për shkak të shpejtësisë dhe ka hyrë në sensin e kundërt dhe ka goditur vajzën”, thotë avokati i familjes. Ai gjithashtu thekson se nëse i akuzuari nuk do të kishte devijuar kursin e tij dhe nuk do të kishte kaluar në sens të kundërt, atëherë nuk do ta kishte goditur 21-vjeçaren, pasi studentja kishte arritur të kalonte gjysmën e rrugës.
Një dëshmitar okular i ngjarjes ka dëshmuar zyrtarisht pranë autoriteteve se pa shqiptarin që e goditi përsëri vajzën, para se të ikte nga vendngjarja. Kujtojmë se 26-vjeçari shqiptar që përplasi me makinë 21-vjeçaren dhe e la të gjakosur në asfalt, po ndiqet penalisht për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit pa patentë. Shqiptari rrezikon që të dënohet deri në 15 vite burg.
Drama thellohet akoma më shumë, pasi avokati i familjes së Emës pretendon se nga çanta e studentes janë vjedhur 1500 euro, teksa ajo dergjej e gjakosur në asfaltin e rrugës.
Fraksion.com