Life StyleTë fundit

Finalizojnë marrëveshjen për divorcin: Kanye West 200,000 dollarë në muaj për Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë finalizuar divorcin këtë të hënë, ka konfirmuar “Page Six”.

Themeluesja e Skims, 42 vjeç dhe CEO i Yeezy, 45 vjeç, do të kenë kujdestari të përbashkët me “qasje të barabartë” për katër fëmijët e tyre – North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3 – sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “Page Six”.

Megjithatë, burime të afërta me Kardashian i thanë TMZ se ajo do të vazhdojë të ketë fëmijët në 80 për qind të rasteve – siç e pranoi West më parë në shtator.

Marrëveshja thekson gjithashtu se reperi i “Gold Digger” do të duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Ai është gjithashtu përgjegjës për 50 për qind të shpenzimeve arsimore të fëmijëve – si shkollimi i tyre – dhe shpenzimet e sigurisë.

Nëse Kardashian dhe West kanë ndonjëherë një mosmarrëveshje në lidhje me ndonjë nga katër fëmijët e tyre, atyre u kërkohet të marrin pjesë në ndërmjetësim, sipas marrëveshjes.

Megjithatë, nëse njëra palë nuk merr pjesë në ndërmjetësimin, pala pjesëmarrëse bëhet vendimmarrëse. Për më tepër, pasuritë e pronave u ndanë në përputhje me marrëveshjen paramartesore të ish-çiftit.

Ata të dy hoqën dorë nga mbështetja bashkëshortore.

Ylli i “Kardashian” bëri kërkesë për divorc  në shkurt të 2021-shit pas shtatë vitesh martesë.

Pas disa muajsh të disa përpjekjeve publike të dështuara nga ana e West për të rifituar ish-gruan e tij, një gjykatës e shpalli stilistin dhe yllin e “Keeping Up With the Kardashians”  ligjërisht beqarë  në mars 2022.

 

Fraksion.com