AktualitetLife StyleTë fundit

Yuri Kim publikon foton me Dua Lipën: E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka pozuar krah këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, Kim shkruan se e ka uruar qytetaren më të re të Shqipërisë, pasi Dua ditën e djeshme mori pasaportën shqiptare.

Ambasadorja gjithashtu ka shprehur edhe emocionet për koncertin i cili do të mbahet mbrëmjen e sotme nga Dua me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.

 

Fraksion.com