Prishtina vishet kuq e zi: Foto
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit. Atmosferën në Prishtinë ua sjellim nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena.
Sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamurin shqiptar për festat e 28 Nëntorit, pasi me këtë datë shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë, si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ditën e shënimit të 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë u shpalos një flamur përmasash të mëdha me shqiponjë
Pamje e flamurit shqiptar me përmasa të mëdha në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me plis në kokë bën simbolin e shqiponjës me dy duart, ndërsa prapa tij shihet vepra artistike e plisit, një objekt më shumë se dy metra i lartë i cili është vendosur në shesh në kuadër të Festivalit të Plisit.
Qytetarë të shumtë kishin dalë në shesh për të festuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Një tjetër pamje e flamurit kombëtar që u shpalos në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Një burrë duke regjistruar me telefonin e tij shpalosjen e një flamuri me përmasa të mëdha në mes të sheshit të Prishtinës.
Me gjithë temperaturat e ulëta, qytetarë të shumtë kishin dalë për të shijuar organizimet me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Një flamur kombëtar i vendosur në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
Dy burra me plisa në kokë në sheshin e Prishtinës
Koncerti në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Qytetarë që mbanin simbole kombëtare po shijonin aktivitetet e organizuara nëpër sheshet e kryeqytetit të Kosovës.
Një burrë me një flamur në krah në Prishtinë.
Në kuadër të aktiviteteve, është hapur edhe panairi “Blej shqip”

