Dua Lipa: Fatkeqësi e madhe si shihemi në sytë e politikanëve
Në një konferencë për mediat, Dua Lipa është pyetur në lidhje me komentet e sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman ku i etiketonte shqiptarët si “kriminelë”. Artistja Dua është shprehur se është fatkeqësi e madhe si shqiptarët shihen në sytë e politikanëve dhe të njerëzve të tjerë.
Pyetje: Ju jemi imazhi më i sukseshëm që kemi në botë si shqiptare. Megjithatë si do ta komentonit diskutimin e shqiptarëve në mediat britanike, të cilësuar shpeshherë si kriminelë apo të cilësuar dhe nga sekretarja e brendshme që janë si pushtues?
Dua Lipa: Është një pyetje shumë e rëndësishme sepse është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politikanëve dhe të njerëzve të tjerë. Mendoj se janë fjalë të pakëndshme dhe kemi nevojë për të luftuar gjenofobinë kudo në botë jo vetëm për neve, por për të gjitha rastet kudo në botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë me ndyshuar stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve.
Gjatë fjalës së saj, Dua Lipa është shprehur se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë dhe përfundon turin e ‘Future Nostaligia’ në Tiranë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pyetje: Mund të na thoni dikça për turin tuaj dhe a ishte mënyra më e mirë për t’u mbyllur në Shqipëri?
Dua Lipa: Së pari, përshëndetje dhe mirë se ju gjeta. Jam shumë e lumtur që jam këtu në Tiranë dhe e përfundoj turin këtu me ju për një ditë shumë speciale, për përvjetorin e pavarësisë. Gjithë turi ka shkuar shumë mirë. 94 shows bëhen sonte, ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe e krijuar një farë familje që gati i kam parë çdo ditë. Mendoj se sot kryhet një kapitull i mirë dhe mezi po pres të shoh se do të vijë mbrapa.
Fraksion.com