Dita e pavarësisë, flamuri shqiptar kuqezi shfaqet në Doha gjatë ndeshjes Brazil-Zvicër
Sot është një ditë e veçantë për Shqipërinë, teksa festohet dita e flamurit (110-vjetori i Pavarësisë).
Në Doha u luajt ndeshja mes Brazilit dhe Zvicrës, ku nuk munguan simbolet kuqezi. Në një moment gjatë ndeshjes kamerat fokusuan flamurin kuqezi dhe kaq ka mjaftuar që imazhi të shpërndahet në rrjetet sociale.
Në Doha takimi ishte mjaft emocionues, me 90 minutëshin që përfundoi 1-0 në favor të brazilianëve. Një gol i Casemiros mjaftoi për t’i dhënë skuadrës së Tites 3 pikë.
Fraksion.com