AktualitetPolitikëTë fundit

Dita e Pavarësisë, Berisha: Çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij që Shqipërinë, ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona

Kryetari i PD-së Sali Berisha në urimin për 110-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, ka shprehur nderimin  për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shprehet se Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të shqiptarëve.

“Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit. Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët. Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori”, shton ai.

Ai shton se kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.

 

Fraksion.com