AktualitetSportTë fundit

Gjermania ishte në “fije të perit”, barazon me Spanjën, fati i kualifikimit mbetet i hapur

Spanja dhe Gjermania barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit E në Kupën e Botës. Goli i Moratës në minutën e 62 për Spanjën u barazua nga Fullkrug në minutën e 83, me gjermanët që me këtë pikë shmangin eleminimin dhe kërkojnë të kalojnë grupin në ndeshjen e fundit.

Gjermania mbetet në lojë për kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas barazimit 1-1 që mori sot në ndeshjen e dytë të grupeve ndaj Spanjës, sfidë e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Spanjollët i dhanë të parët spanjollët me Dani Olmon, por ky i fundit nuk arriti dot të gjejë rrugën e rrjetës.

Të besuarit e Flick “tundën rrjetën” në fundin e pjesës së parë me Rudiger, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

I futur në lojë në pjesën e dytë, Alvaro Morata dërgon në festë “Furinë e Kuqe”, pas një asisti të Albas (62’).

Në minutën e 73-të, Musiala pati shansin e artë për të vendosur ekuilibrat, por u tregua jo i saktë para porte. Gjermania rriti ndjeshëm presionin, rastet nuk munguan, fati nuk ishte me ta dhe këmbët duket sikur s’po iu përgjigjeshin më lojtarëve.Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh do vinte barazimi i Fullkrug.

Me këtë rezultat, Panzerat kanë një pikë dhe mbajnë vendin e fundit. Ndeshja tjetër për ta është ndaj Kosta Rikës, me fitoren që është detyrim. Sfida tjetër e grupit E (ndeshja e 3-të e grupeve) do jetë ajo mes Japonisë (3 pikë) dhe Spanjës (4 pikë).

Rikthehen shanset për Gjermaninë, supersfida me Spanjen mbyllet 1-1

Rr

KATAR 2022/ Gjermania shmang turpin e eleminimit 7 minuta nga fundi, barazim me 2 gola kundër Spanjës! Garë e fortë në grupin E (VIDEO)

 

Fraksion.com