“Njerëzit pranë tij të zhytur në aferën e Portit të Durrësit”, Berisha për akuzat e Bashës: Le të thotë emra, unë flas me fakte konkrete
Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur sot akuzave të ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha se njerëz pranë tij janë të zhytur në atë që e quan afera e projektit të Portit të Durrësit.
Berisha sfidoi Bashën duke i kërkuar emra, teksa tha se flet me fakte konkrete.
“Atë e quaj megakrimin më të madh ekonomik dhe në mënyrën më absolute asnjë lloj qëndrimi tjetër nuk mund të ketë nga Sali Berisha. Për sa i përket njerëzve afër meje, ai le të thotë emra, unë po flas me emra. Ish-administratori i kompanisë së tij i quajtur Oltjan Haxholli është gjetur se ishte administrator i Simphony Development Invest, i kompanisë që zyrtarisht ishte e Emarit në atë kohë. U gjet kjo, nuk e gjeta unë. Dhe ai tha dhashë dorëheqjen dhe është e vërtetë që ka një akt dorëheqje, por problemi është se gazetarët janë të tmerrshëm. Gazetarët hetuan dhe ia gjetën e-mailin, numrin e telefonit, që të gjitha të përbashkëta të dy kompanive punonin dhe i gjetën të përbashkëtat dhe shkëmbimet që Oltjan Hoxhalli kishte me këtë kompani. Pra vazhdonte. Unë po them fakte konkrete. Nga na doli ky. Unë nuk po them dhe gjëra të tjera të cilat janë po kaq përvëluese sa këto. Po them kaq se janë publikisht të njohura”, tha Berisha./BW
Fraksion.com