AktualitetTë fundit

Laboratori i drogës në Fier, SPAK jep detaje: U sekuestrua 430 kg kokainë

Kreu i SPAK Arben Kraja ka dalë sot para mediave së bashku me prokurorin e çështjes Adnan Xholi për të dhënë detaje për operacionin antidrogë, ku u zbulua kokainë në thasët me pleh kimik.

“Kemi bashkëpunuar me policinë malazeze. Për t’u vlerësuar qëndrueshmëria e hetimit për t’i shkuar deri në fund”, tha Kraja.

Prokurori i çështjes dha më tej detaje konkrete duke u ndalur te nisja e hetimit, dyshimet dhe deri të droga dhe armët e sekuestruara.
Ai tha se janë ekzekutuar 10 masa sigurie për 10 shtetas shqiptarë dhe janë kryer kontrolle në 14 objekte.

 

 

“Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar.
Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.
Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.

U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona.
10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.

Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro”, tha Prokurori i çështjes.

 

Fraksion.com