“2 kolumbianë ishin ekspertët e përpunimit”, 15 arrestime: Detaje të reja nga laboratori i kokainës në Fier
Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier pas një operacioni të DEA-s amerikane, PSK dhe policisë malazeze.
Burime bëjnë me dije se dy kolumbianë kanë qenë ekspertët e përpunimit të drogës në laboratorin e Fierit.
Nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokaine. Mësohet se sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej 3 muajsh.
Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.
Fraksion.com