U gjet me pantallonat te gjunjët. Kush e hapi derën e rezidencës natën që keniana u dhunua? Pikëpyetjet mbi ngjarjen mister në Tiranë
Por ajo që është e habitshme dhe vlen edhe njëherë të ndalemi është si ka mundësi që Emili dhe Rodi, nuk bën asnjë kontroll rreth e përqark ambientit të rezidencës. Ndërkohë që ajo çfarë mëson emisioni ‘Në Shënjestër’, është se Emili pasi u zgjua nga gjumi diku rreth orës 15.00 të datës 13 gusht, ka njoftuar menaxherët e kazinosë, mbi zhdukjen e papritur të Joyce.
Ku këta të fundit, kanë caktuar atë dhe Rodin që të kryejnë kontrolle në rezidencë. Por që sipas tyre, ata pasi kishin bërë verifikimet përkatëse, nuk kishin konstatuar asgjë të pazakontë në pjesën përpara dhe pas rezidencës. Ndërkohë që Rodi thotë se u njoftua nga Emili për humbjen e Joyce në orën 18.43 të datës 13 Gusht.
2-Dhe askush prej tyre nuk përmend në dëshmitë e dhëna përpara grupit hetues, se ata kishin kryer një kontroll paraprak në rezidencën ku qëndronte Joyce. Aty ku ditën tjetër u gjet më pas edhe trupi i saj i dhunuar.
Ndërkohë që një aspekt i dyshimtë është edhe fakti. përse menaxherët e kazinosë caktuan Rodin për të shoqëruar Emilin. Qoftë për të bërë kontrollin në rezidencë, por edhe për ta shoqëruar si përkthyes për të bërë kallëzimin në polici. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’ të parët që shkuan në vendngjarje, mesditën e 14 gushtit, pasi Joyce u gjet pa ndjenja në ambientet e rezidencës ku banonte, ishin shërbimi i urgjencës.
Ku gjatë gjatë deklarimeve të tij, mjeku i ambulancës tha se në momentin e parë që mbërritën në vendngjarje, ata konstatuan, një person femër, të shtrirë në tokë në një rrugicë pas një porte hekuri të mbyllur me dry.
“Fillimisht hipa mbi kangjella dhe u afrova tek personi. Ku konstatova se kishte puls të dobët, frymëmarrje të vështirë dhe hematomë në kokë, sytë e nxirë dhe gjak nga hundët, si edhe nga mesi e poshtë ishte e zhveshur dhe e pastër. I dhamë ndihmën e parë dhe e dërguam me ambulancë në Spitalin ‘Nënë Tereza’. Në orën 00:20 vajtëm në spitalin e Traumës ku morën kontakt me mjeken. Ajo na shpjegoi se shtetasja është në intubim dhe është akoma në rrezik për jetën dhe se ka hematomë në kokë, por nuk e di se si është shkaktuar ajo.”, tha Dashamir Krasniqi, mjek ambulance.
Por në spitalin e Traumës, siç do ta shikoni edhe më poshtë në rrëfimin e tij para grupit hetues, shkoi edhe ish-i dashuri i Joyce. I cili, në dëshmisë e tij dhënë përpara grupit hetues, mësohet të ketë thënë se Joyce ishte gjendur në kushte jo të mira për jetën, vetëm të nesërmen e kallëzimit që ata kishin bërë në polici, bashkë me Emilin. Ku sipas tij, ishte po Emili që e njoftoi mbi incidentin e rëndë. Ku më 14 gusht 2022, menjëherë pasi mësoi për ngjarjen, ai u drejtua për në Spitalin e Traumës, ku Joyce ishte transferuar nga QSUT, për një mjekim më të specializuar. Por ajo që të bën përshtypje në dëshminë e Rodit, është interesimi i tij, për të ilustruar atë çfarë i kishte ndodhur Joyce, me atë që ai e quan si jeta e asaj e mbushur me andralla.
Ku ajo, sipas tij, i ishte shprehur se ka qenë e përdhunuar në Kenia dhe për këtë arsye konsumonte shpesh lëndë alkoolike dhe narkotike.
“Menjëherë sapo mësova mbi atë çfarë i kishte ndodhur Joyce, kam shkuar tek spitali i Traumës për t’u interesuar për të dhe më kanë thënë se ishte në gjendje kome. Ajo konsumonte herë pas herë lëndë narkotike. Ajo më ka treguar se sa herë pinte alkool i kujtoheshin kohët e vështira që kishte kaluar në Kenia, madje më ka thënë që e kishin përdhunuar atje.”, tha Rodi B., ish-i dashuri i Joyce.
Por përse Rodi ishte i interesuar ti tregonte këto aspekte të jetës së Joyce përpara grupit hetues.
Dhe a u bënë analiza toksikologjike në trupin e Joyce, për të vërtetuar nëse ajo kishte konsumuar atë mëngjes kur ndodhi ngjarja, pije alkoolike dhe lëndë narkotike? Ndërkohë që grupi hetues, siç vihet re edhe në dosjen hetimore, nuk pati mundësi të komunikonte me Joyce, pasi siç do ta shikoni edhe më poshtë, që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes dhe deri më sot, ajo është në gjendje të pavetëdijshme për të folur.
Grupi Hetues
Në lidhje me rastin e shtetases Joyce Achieng Aoko, është marrë kontakt me mjeken Amarda Arapi në spitalin ‘Nënë Tereza’ që ndiqte rastin e cila është shprehur se kjo shtetase ka mbërritur në spital në gjendje kome dhe se është në intubim, për këtë arsye nuk mund të merret kontakt me të për shkak se ka hematoma në kokë dhe në trup. Më pas është njoftuar nga salla operative se shtetasja Joyce Achieng Aoko është dërguar në spitalin e Traumës.
Por këto nuk janë të vetmet paqartësi që amullojnë tashmë çështjen që tani e tutje do ta quajmë ‘Joyce’.
Janë shumë pikëpyetje që duket se dikush është kujdesur me qëllim për ti lënë pa përgjigje dhe që e vështirësojnë edhe më shumë shkuarjen drejt të vërtetës së zbardhjes së një prej ngjarjeve më të rënda, se si një shtetase e huaj që kishte ardhur për të punuar në Shqipëri, u gjet e masakruar në banesën ku ishte zhvendosur prej jo më shumë se një jave. Pikëpyetja e parë është përse policia u vonua të kryente hetime të thelluara. A janë kryer të gjitha procedurat hetimore konform ligjit dhe a janë marrë si duhet gjurmët papilare në vendngjarje? Përse pas 3 muajsh, nuk është bërë ende deflorimi i Joyce, për të kuptuar nëse kishte tentativë përdhunimi, duke qenë se veshja e saj në pjesën e poshtëme të trupit, në momentin e parë u gjet e ç’rregullt?
A janë marrë analizat e saj toksikologjike, duke qenë se shoqja e saj e dhomës pretendon se në dhomë kur u kthye mëngjesin e datës 13 gusht gjeti një shishe të përgjysmuar me alkool? A mundet që një person që konsumon një gjysmë shishe alkool, në orën 3 të mëngjesit, pasi kthehet nga puna, të kujdeset ta lerë dhomën në rregull.
Dhe më pas të hidhet nga ballkoni, me pantallonat e ulura te gjunjtë?
Çfarë ia shkaktoi Joyce hematomat në tru?
Ajo që dimë tashmë është se spitali i Traumës është shtëpia e Joyce prej më shumë se 3 muajsh.
Aty ku ajo dergjet e pashpresë, në gjendje vegjetative.
Ku mbi kokë i qëndron, Ruth, nëna e saj.
Së cilës iu desh të fluturonte nga Kenia e largët, për të qëndruar pranë së bijës.
Nëna e cila, krahas ndihmës që po kërkon për vajzën e saj, është edhe në kërkim të së vërtetës së çfarë ndodhi me Joyce, që nga biseda e tyre e fundit, në orën 3.00 të mëngjesit të datës 13 gusht, deri mesditën e datës 14 gusht, kur ajo u lajmërua më tej se Joyce, nuk ishte mirë. Shumë pikpëpyetje të cilat ajo nuk hezituar ti shprehë edhe në daljet e saj në media.
Po, për t’iu kthyer edhe njëherë ditës së fundit të Joyce, para se ajo të gjendej e dhunuar, grupi hetues u kthye të pyesë të gjithë personat që kishin lidhje direkte apo indirekte me punën dhe jetën e saj në Tiranë.
Një nga personat e parë, që mund të kishte dijeni për rrethanat e ngjajres, i cili u pyet për jetën e Joyce, ishte përgjegjësi i kazinosë ku ajo punonte. I cili ndryshe nga sa ish-dashuri i Joyce, tregoi për jetën e vështirë të Joyce, midis alkoolit dhe lëndëve narkotike, tha se kjo e fundit ishte një vajzë e rregullt.
Të cilën nuk e kishte parë asnjëherë të konsumonte lëndë alkoolike, apo të kishte sjellje të çuditshme në punë.
Dosja Hetimore
Gjatë deklarimit të tij, shtetasi Nicolae A., përgjegjës në kazino, ka sqaruar se është njoftuar nga shtetasja Emili në lidhje me shoqen e dhomës që nuk ka pasur kontakt. Sipas tij, Joyce Achieng Aoko, ka rreth pesë muaj që është e punësuar dhe nuk ka pasur probleme në punë me ndonjë koleg apo klient. Në punë, po sipas tij, ajo ka qenë e rregullt dhe nuk e ka parë në asnjë rast të konsumojë alkol apo lëndë të tjera.
12-
Por edhe kjo dëshmi e përgjegjësit të kazinosë, meriton të merret me rezerva.
Pasi teksa ai është shprehur se Joyce nuk kishte probleme gjatë punës apo qëndrimit të saj në Shqipëri, emisioni ‘Në shënjestër’ ka mësuar se e vërteta është ndryshe. Sipas të dhënave që disponojnë. Joyce Açieng Aoko, edhe pse ishte një vajzë e rregullt, kishte raportuar herëpashere probleme në banesën e parë ku qëndronte përpara se të transferohej së fundmi në rezidencën ‘Flowers’. Ajo i kishte shprehur herëpashere nënës së saj, por edhe menaxherëve të kazinosë, shqetësimin për konflikt gjithmonë e më të rënduar, me bashkëjetuesen e saj ganeze. Në rezidencën në rrugën ‘Ali Demi’, aty ku ishte vendosur fillimisht.
Për këtë arsye kazinoja kishte marrë përsipër ta akomodonte, në ambientet e rezidencës ‘Flowers’. Aty kishte vetëm një javë që qëndronte, para se të gjendej me shenja ende të pasqaruara dhunimi. Por ndërkohë, kjo nuk do të ishte e vetmja lëvizje që Kazinoja do të bënte për Joyce. Pasi ajo nuk do të zhvendosej vetëm në rezidencën e re, por edhe në një kazino tjetër. Në ambientet e jashtme të stadiumit ‘Air Albania’. Ngjitur me atë kazino ku kishte shërbyer më parë si shpërndarëse letrash. Çka e bën disi kontroverse edhe dëshminë e dhënë nga përgjegjësi i kazinosë së parë, që tregoi siç thamë për grupin hetues, se Joyce nuk kishte asnjë problem.
Një tjetër person që dha dëshmi për mënyrën se si u gjet Joyce, ishte edhe një tjetër koleg i saj.
Dosja Hetimore
Në lidhje me këtë ngjarje, u mor edhe deklarimi i shtetasit Viktor Ll. i cili ka sqaruar se e ka kolege shtetasen Joyce Achieng Aoko, dhe se e kanë njoftuar në lidhje me moskontaktin me të, si dhe me gjetjen në rrugën afër Hostelit. Ku së bashku me Nikolan kanë shkuar të dy tek Hosteli ku ishte gjetur e shtrirë pa ndjenja. Në ato moment, sipas tij ka mbërritur ambulanca dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit me barelë dhe më pas e kanë shoqëruar ambulancën deri tek Spitali ‘Nënë Tereza’.
15-Por ajo që të habit më së shumti në gjithë këtë histori është se si është e mundur, që rezidenca ‘Flowers’, ku luhet e gjithë skena, të mos ketë asnjë kamerë sigurie. Gjë, që siç do ta shikoni edhe më poshtë, pranohet edhe nga një prej punonjësve të rezidencës, i pyetur nga grupi hetues. Ndërkohë që grupi hetues, tashmë i ka varur shpresat te kamerat e sigurisë së Ambasadës Turke, që ndodhet në të njëjtën rrugicë me rezidencën ‘Flowers’. Ku i ka kërkuar ndihmë për të ti administruar këto pamje. Por që deri më sot këto filmime, nuk janë siguruar nga ambasada në fjalë.
Grupi Hetues
Për qëllime të hetimit, është pyetur një nga punonjësit e residences ‘Floëers’ ku Joyce jetonte. Shtetasi Ilir Çunaj ka shpjeguar se ky ambient nuk ka kamera dhe në dijeninë e tij pronari ishte jashtë shtetit me pushime.
Duke qenë se në Hostelin ‘Flowers’ nuk ka kamera të vendosura dhe as në vendin ku është gjetur Joyce Achieng Aoko, për këtë arsye i është dërguar shkresë për pamjet filmike Ambasadës Turke për të marrë ndonjë të dhënë më shumë në lidhje me ngjarjen, por deri më tani jemi në pritje të përgjigjes së tyre.
Por ndërsa hetimet duket se kanë ngecur diku në mënyrë të pakthyeshme, ajo që e bën edhe më misterioze ngjarjen është dëshmia që ka dhënë në polici një nga shoferët e kazinosë.
17-
I cili rezulton, çuditërisht të kenë qënë i pranishëm bashkë me Emilin dhe Rodi B., mbrëmjen e 13 gushtit 2022, në komisariatin nr 1 në Tiranë. Aty ku Emili bëri kallëzimin për humbjen e shoqes së saj të dhomës.
Ky person rezulton sipas procesverbalit, të jetë shoferi i kazinosë që bëri shpërndarjen e punonjësve natën kur Joyce la punën, për tu kthyer në banesë, i cili, siç do ta shikoni edhe në këtë dëshmi, shprehet që nuk e ka fiksuar Joyce në furgonin e tij, mëngjesin e datës 13 gusht, kur ajo ka lënë punën.
“Unë jam punonjës te kazinoja tek Sheratoni, ku punoj prej tre muajsh si shofer. Detyra ime është të transportoj punonjësit për në banesë, aty ku ua ka mundësuar puna. Brenda natës më bie të transportoj shumë punonjës, rreth 50 veta, ku nuk i mbaj mend si fytyra. Vajzën që më treguat nuk e mbaj mend si fytyrë, pasi në fugonin e punës hypin persona të kombësive të ndryshme kryesisht femra dhe nuk i fiksoj. Unë i lë tek hyrja e ‘Floëer rezidence’ dhe më pas largohem në punën time”, tha Andrea Nako, shofer në Kazino Sheraton. Një dëshmi disi kontroverse, po të kihet parasysh se mjetet e transportit të punës, i lënë punonjësit në hyrjet e banesave të tyre.
Por që bëhet edhe më shumë e tillë, po të shikosh dëshmitë e Emili që thotë seJoyce u kthye atë natë në banesë me makinën e punës dhe të një tjetër kolege të saj, që thotë se në furgonin e punës atë natë ishim vetëm 3 persona. Dhe makina na la në hyrje të rezidencës.
“Atë natë në furgonin që na çon banesë, kemi qenë 3 vajza, një djalë, dhe shoferi. Pra kam qenë unë, Joyce Aoko dhe një djalë dhe një vajzë që nuk ua di emrin. Unë kam qenë e ulur në fund të furgonit dhe Joyce në fillim të furgonit.”, tha Betarice A.
Pyetja që lind pas kësaj dëshmie, është a mundet shoferi të mos e ketë dalluar atë natë. Dhe pse Emili dhe Rodi, e morën me vete gjatë kallëzimit që bënë në komisariat, natën para se Joyce të gjendej me shenja dhune në trup. Por ndërsa grupi hetues pret, koha në dispozicion duket në disfavor të hetimeve. Ndërsa ankthi se çfarë ndodhi me Joyce në ato 30 orë, nga ora 3.00 e mëngjesit të datës 13 gusht deri mesditën e datës 14 gusht, kur u gjet në kushte mjerane për jetën, sa vjen dhe rritet.
Ndërkohë që shoqet e saj, me të cilat ajo ndau muajt e fundit në Shqipëri, thonë se ajo ishte një vajzë solare.
Po, a mundej një vajzë e qeshur dhe pozitive, si Joyce, siç e përshkruajnë koleget, tia bënte këtë gjë vetes.
Një vajzë që kishte udhëtuar me mijëra kilometra, për ti shpëtuar varfërisë së vendit të saj.
21-Dhe që do zgjidhte t’i jepte fund jetës në Shqipëri, në vendin ku kishte ardhur për të bërë punën që dëshironte.
“Unë e njoh Joyce pasi punon tek kazino tek Sheratoni. Ajo jeton në të njëjtën rezidencë me mua në rrugën e Elbasanit ‘Flower Rezidence’. Sot në mëngjes tek rezidenca ku jetojmë kam parë shumë policë edhe aty e kam marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Nuk kam vënë re asnjë shqetësim tek ajo, madje ajo ishte një tip i qeshur.”, tha
Betarice A.
Por ndërkohë që duket se çështja është ngërthyer në kurthe të pazgjidhshme, duket se grupi hetues ka në dorë prova që mund të çojnë drejt ndalimeve të para rreth kësaj ngjarje. Ku sipas grupit deri në këtë moment janë dy persona të dyshuar, të cilët thuhet se kanë hyrë në rezidencë. Njëri, një person i njohur i Joyce dhe tjetri jo i njohur me të. Por ajo që mbetet si një pikëpyetje e madhe është kush ua dha atyre çelësin e rezidencës.
A u fut Joyce në kurth atë mëngjes të datës 13 gusht, kur u kthye nga puna në orën 3.00 të mëngjesit.
Ndërkohë që mamaja e saj, Ruth rezulton që të ketë qenë personi i fundit që ka folur me të, në orën 3.25 të mëngjesit. Dhe nuk pa asgjë shqetësuese te vajza e saj. Cili është roli i personazheve të tjerë që rrotullohen në këtë ngjarje?
A kanë treguar të vërtetën Emili dhe ish-i dashuri i Joyce, mbi atë çfarë vajzës nga Kenia i ngjau në ato 30 orë zhdukje. Dhe pyetja që duhet t’i bëjë vetes grupi hetues, është: ku ndodhej Joyce në këto 30 orë, nëse marrim të mirëqenë thëniet e Emilit dhe Rodit, se ata kontrolluan në rezidencë më datë 13 gusht, por nuk e gjetën aty?!!!/Marrë Nga BW
Fraksion.com