Transportonin 13 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohen 3 persona
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm me furgon.
Ata janë identifikuar si Armand Bega, 44 vjeç; Renaldo Hoxha, 22 vjeç dhe Omer Basha, 28 vjec, të tre banues në Durrës.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, u kapën duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera, rezulton se 2 të rinjtë me një automjet tip “Benz”, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com