Rama: Sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit
Kryeministri Edi Rama falënderoi sot trupat e Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë dhe të bashkive për punën e bërë në zonat e prekura nga reshjet e shumta të shiut.
Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau sot momente nga puna e tyre në ndihmë të banorëve të zonave të prekura nga reshjet intensive të shiut.
Kryeministri Rama u shpreh se “trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, bashkive po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit”.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Rama inspektoi nga afër situatën nga reshjet në zonat më problematike, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.
Fraksion.com