AktualitetTë fundit

“Nuk e donte për lekë, kishte dashuri me tyre”; U vra nga ish-burri i partneres, flet kunati i Flonino Mërkurit! Takimi i fundit disa orë para vrasjes

Kunati i Flonino Mërkurit ka rrëfyer takimin e fundit me çifti shqiptar disa orë para se 24-vjeçari dhe partnerja e tij Mynevere Myrtaj Karabollaj të masakroheshin me thikë brenda banesës nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ai u shpreh se Flonino nuk e donte për lekë 37-vjeçare dhe kishte dashuri mes tyre, duke shtuar se ishin njohur kur Vera punonte në lokal.

“Takimi i fundit 3-4 orë para krimit. Kishte dashuri mes tyre. Nuk e donte për lekë, absolutisht. Flonino dhe Vera janë njohur tek  lokali, kishte disa vite e divorcuar, por se kishim pyetur pasi kjo gjë nuk na duhej.

Flonino e njihte si person por nuk ishin përballur kurrë. Nuk kanë pasur shqetësime. Kishin pirë kafe. Flonino ishte shumë i lidhur me të vëllanë. Kishte ardhur e marrë disa orë para krimit. Vajza na njoftoi ishim në shtëpinë tonë, nuk na dhanë asnjë informacion. Kur mbërritëm atje pamë policinë e ambulancë. Asnjë lloj gjëje s’na ka thënë.

Nuk bëhej fare muhabet për një gjë të tillë. Kishte urdhër mbrojtje ndaj tij, as vajzave nuk duhej ti afrohej. Ajo e bënte për njerëzillëk që ai të takonte vajzat. Herë kishin marrëdhënie të mirë, herë jo. Kohët e fundit, ndoshta ngaqë e ka menduar situatën, i ka joshur me lekë. Punonte në ndërtim. E dimë mentalitetin e shqiptarëve, të thonë ça të duan,  mos i ndodhtë kurrë kjo gjë njeriu. Kur dashuron një burrë me një burrë, ” u shpreh ai në emisionin “Me zemër të hapur”.

 

Fraksion.com