AktualitetOp-EdPolitikëTë fundit

“Kurti dhe Osmani, zotër absolut të territoreve”, Ngjela: Borell dhe Lajçak, që të dy treguan se ata ishin vetë vjetërsia historike antishqiptare

Shumë lart u treguan para dy ditësh Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në takimi e tyre me dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian: Josep Borrell dhe Miroslav Lajĉak.

Të dy, edhe Vjosa Osmani edhe Albin Kurti, treguan edhe njëherë se shqiptarët tani janë të fortë dhe zotër absolut të territoreve të tyre shtetërore.

Kurse të dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në takim, Borell dhe Lajçak, që të dy treguan se ata ishin vetë vjetërsia historike antishqiptare.

Por shqiptarët tani i kanë mundur të gjithë kundërshtarët e tyre. Ta dijë mirë këtë edhe Aleksandër Vuçiç, një kryetar shteti që ka ardhur në pushtet nga sëmundja e tij mendore dhe jo nga mendimi racional.

I.

Patologjia antishqiptare e serbëve, është një sëmundje mendore që u ka ardhur nga konflikti i tyre i brendshëm, në 300 vite rresht. Një konflikt ky që serbëve u ka lindur nga kompleksi i inferioritetit që kanë kundrejt shqiptarëve, sepse shqiptarët janë autoktonë të Ilirisë së madhe, dhe sidomos të Dardanisë së famshme dhe të Batos së famshëm, që shtrihej në një territor shqiptar: nga Kuksi në brigjet e lumit Vardaar, dhe, nga Vardari e deri në qytetin e Nishit (Naissus në gjuhën ilirishte).

Naissius është një nga qytetet e mëdhenj e ilirisë. Në këtë qytet kanë lindur disa perandorë të Perandorisë Romake, por që më kryesori ka qenë Konstandini i Madh, i pari perandor romak kristian, i cili vendosi krishterimin në Romë dhe themeloi edhe Konstandinopolin.

Kurse sllavët dihet se janë të ardhur nga stepat e Azisë në Shekullin e III-të dhe në Shekullin e IV-t.

Prandaj serbët janë pushtues, por duan të sillen si autoktonë. Dhe, pikërisht për këtë, këta kanë vrarë këdo që ka guxuar t’u përmendë historinë. Dhe patën ngjitje me përkrahjen e Rusisë dhe Francës. Por tani janë drejt falimentit. Historia e tyre sot është bërë e qartë për këdo. Sidomos pas bombardimit që u bëri NATO në vitin 1999, kur iu shkëputi nga thonjtë e pushtuesit Kosovën; të martirizuarën e tyre shekullore.

Por çfarë paraqet në të vërtetë sot Serbia? Ajo na paraqet një kishë ortodokse te sëmurë, të drejtuar vazhdimisht nga oficerë të veshur si priftërinj;

Paraqet një tmerr të brendshëm për të fshehur origjinën e tyre jo evropiane;

Paraqet një tmerr të brendshëm të të menduarit të tyre, që, sa të ishin shqiptarët, ata nuk do të ptetendonin dot për një origjinë evropiane;

Paraqesin krijimin e një gënjeshtre të madhe që e kanë si motivin historik të popullit të tyre;

Dhe janë ushtruesit makabër të gjenocidit të pandërprerë antishqiptar.

Kjo është historia e shëmtuar e serbëve, si ardhacakë në Ballkanin Perëndimor, dhe, prandaj, që qëndrimi solid dhe kombëtar i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit kundrejt përfaqësuesve të Bashkimit Evropian duhet lavdëruar me vlerësim të veçantë.

Të gjithë duhet të pyesin: ku kanë qenë serbët kur Ilirët i dhanë Perandorisë Romake perandorët e famshme të saj?

II.

Prandaj një takim i turpshëm për përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, ishte ajo që dëgjuam para disa ditësh, kur ata përkrahën një shtet të mundur në luftë nga shqiptarët në vitin 1999, siç është Serbia.

Ende nuk e kuptojnë dot këta filoserbë dhe përkrahës të terrorizmit shekullor antishqiptar, që Shqipëria dhe Kosova janë sot dy shtete shqiptarësh në Ballkanin Perëndimor që kanë bllokuar Rusinë në konfliktin e saj të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!

Mendjengushtë kanë qenë gjithmonë këta serbe të përkrahur nga terrorizmi antishqiptar. Por tani, le t’i bien këmbës. Shumë shpejt do ta shohin edhe një herë forcën shqiptare, posa të shkatërrohet përfundimisht korrupsioni i pushtetarëve të Shqipërisë.

Sepse, i gjithë korrupsioni i sotëm i larë në Shqipëri është me Beogradin dhe Moskën

Por, ndërkaq, këtë janë të vdekur e të pakallur.

Asnjë forcë nuk do të kenë më në Shqipëri të koruptuarit. Pse?

Por faktin që eliminimi i tyre shpejton shkatërrimin politik të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, gjithçka është në favor të Amerikës.

Po shqiptarët?

Për faktin që shqiptarët sot janë aleati numër një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrafsh botëror, historia po ecën dhe do të ecë në favor të tyre.

Ky është ekuacioni i kësaj kohe.

Prandaj…

Eliminimi i korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, është në interes edhe të Shqipërisë, edhe të Shteteve të Bashkuaratë Amerikës.

III.

E pra, në funksion të asaj që shprehëm më lart, na duhet të pyesim:

Si pritet të jetë kjo histori e antikorrupsionit në Shqipëri, në historinë e ardhshme të Ballkanit Perëndimor?

A do të ecë Shqipëria me shpejtësi në rrugën e antikorrupsionit?

Por, çfarë pritet të sjellë shkatërrimi i të korruptuarëve të lartë në Shqipëri?

Eliminimi i këtij korrupsioni, do të mbajë me vete:

Forcimin ekonomik të jashtëzakonshëm Shqipëri-Kosovë.

Dhe, në vijim, kjo kohë antikorrupsion do të sjellë:

Forcimin ushtarak Shqipëri-Kosovë, me tri bazat ushtarake amerikane në Shqipëri: në Pashaliman; në Gjadër; në Vlorë;

Rritjen e prodhimit të naftës në Shqipëri deri në 15 milion ton në vit;

Rritjen e turizmit në Shqipëri në mbi 15 milionë turistë në vit, me një të ardhur kombëtare deri në 20 miliardë dollarë në vit.

Por, nuk diskutohet se kjo kohë do të sjellë domosdoshmërisht edhe

bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë.

Prandaj, shqiptarët po presin eliminimi e korrupsionit të lartë në Shqipëri…

 

Fraksion.com