AktualitetEkonomiTë fundit

“Tekstile dhe këpucë”, Eksportet drejt Italisë shënojnë mbi 178 miliardë lekë

Në 10-mujorin e këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 404.5 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bëri të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës eksportet shënuan rritje me gati 42.1 %.

Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 178.1 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Nga 111.6 miliardë lekë që është vlera e eksporteve të grupit “tekstile dhe këpucë“ për periudhën janar-tetor, eksporti i këtij grupi drejt Italisë llogaritet 87.2 miliardë lekë.

Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten gati 28.9 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet rreth 16.4 miliardë lekë. Edhe eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje duke arritur vlerën 17.6 miliardë lekë për periudhën.

Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe produkte ushqimore, që në vlerë për periudhën janar-tetor llogariten mbi 9.3 miliardë lekë.

Ndërkohë edhe importet shënuan rritje. Referuar statistikave, importet drejt Italisë për periudhën 10-mujore llogariten 169.5 miliardë lekë, nga 155.5 miliardë lekë që ishin në 2021.

Importi i grupit “tekstile dhe këpucë” llogaritet 41 miliardë lekë me një rritje prej rreth 6.5 miliardë lekësh.

 

Fraksion.com