Shkodër, 1685Ha tokë e përmbytur, 26 familje të evakuuara
Një situatë më e qëndrueshme paraqitet sot në Shkodër, pas motit të keq të ditëve të fundit që la pas mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa të përmbytura.
Ditën e sotme sipërfaqja totale e tokës së përmbytur në Shkodër është 1685Ha.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënoi kuotën 7.67 m, nga 8.70 m që është maksimumi, ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 5.90m nga 7.50 m që është maksimumi. .
Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Në rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ka mbi 15cm ujë.
Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Në njësinë Administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.
Familje të evakuara janë 26, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagjet nr4 dhe nr1.
Të akomoduar në konvikt janë 3 familje, 12 persona, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit. Ndërkohë, janë pesë banesa të cilat ende të përmbytura.
Fraksion.com