Parandalohet krimi në familje në Pukë, djali sherr me të atin! Kapet 34-vjeçari, kishte pushkë në banesë
Një krim në familje është parandaluar në Pukë pasi babë e bir janë konfliktuar në banesën e tyre.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në banesë ku ka gjetur një armë zjarri tip pushkë, gjatë kohës kur po ndodhte konflikti.
Policia arrestoi 34-vjeçari ndërsa ende nuk është zbuluar shkaku i konfliktit të tij me të atin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com