AktualitetBota+Të fundit

“Hungaria e Madhe”, Serbia, Rumania dhe Ukraina në shallin e Orban

Orban u fotografua me shallin në një ndeshje futbolli midis Hungarisë dhe Greqisë në Budapest të dielën. Shalli përmban kufijtë e ish-mbretërisë së Hungarisë, e cila përfshin Austrinë e sotme, Kroacinë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

“Të mos shohim diçka që s’ka”, ka shkruar ai në Facebook dhe ka vazhduar me një tjetër mesazh.

“Futbolli nuk është politikë. Le të mos shohim diçka që nuk ekziston. Rrofshin të gjitha skuadrat hungareze, kombëtaret hungareze, kudo që jetojnë!”, pohoi Orban teksa shihet i veshur me një shall foto të Hungarisë së madhe, e cila përfshin pjesë të Vojvodinës, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Rumanisë dhe Ukrainës.

Kryeministri hungarez e ka ekspozuar publikisht hartën e “Hungarisë së Madhe” edhe më parë.

Në një rast, Orban, duke dashur të përgëzojë maturantët që iu nënshtruan testit të historisë në Hungari, e bëri këtë në një mënyrë jashtëzakonisht të pazakontë.

Vetëm një vit më parë, llogaria zyrtare e shtetit të Hungarisë në rrjetin social Twitter publikoi një ilustrim, pra një reliev të stilizuar që sugjeronte se pas Luftës së Parë Botërore dhe Traktatit të Trianonit, dy të tretat e territorit të Hungarisë, duke përfshirë 63 mijë kilometra katrorë që janë pjesë e Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë së sotme, më saktë – Vojvodinës.

Ndryshe, shalli që kishte veshur Orban ka nxitur reagime në Serbi, Rumani dhe Ukrainë.

Harta përfshin territoret që Hungaria humbi në 1920 nën Traktatin e Trianonit, pas Luftës së Parë Botërore.

Humbja e dy të tretave të tokës së saj konsiderohet të jetë një tragjedi kombëtare nga një pjesë e madhe e shoqërisë hungareze.

 

Fraksion.com