Balluku: Hapa të rëndësishëm për shtimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në ministerialin e parë të Europës Juglindore të zhvilluar në Athinë, me fokus tek siguria energjetike.
Në këtë ministerial, krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor në tryezë ishin edhe vende anëtare të BE-së si Italia, Greqia, Rumania dhe Bullgaria.
“Bashkëpunimi mes të gjitha vendeve mbetet një ndër faktorët kryesor për përballimin e krizave, sigurisht krahas iniciativave dhe projekteve që shtojnë kapacitetet prodhuese”, tha zv/kryeministrja Balluku.
Në këtë pikë, tha Balluku, Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm, të cilat do të kenë impakt në të gjithë rajonin.
“Skavica, porti i lundrueshëm me LNG dhe termocentrali në Vlorë, janë disa nga projektet për të cilat është avancuar ndjeshëm duke pasur në krah partnerë të rëndësishëm”, u shpreh ajo.
Fraksion.com