AktualitetBota+Të fundit

162 vdiqën nga tërmeti: Indonezia do t’i kompensojë familjet e viktimave

Qeveria e Indonezisë do t’i kompensojë familjet e të paktën 162 personave që u vranë në tërmetin e 21 nëntorit.

Presidenti indonezian, Joko Widodo, vizitoi epiqendrën e tërmetit në perëndim të ishullit Java, më 22 nëntor, dhe urdhëroi punonjësit e shpëtimit që të vazhdojnë punën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar.

Nga tërmeti i fuqishëm i cili goditi ishullin Indonezinë, veç vdekjes së të paktën 162 njerëzve, u plagosën edhe qindra të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti prej 5.6 shkallësh kishte epiqendër rajonin Cianjur në perëndim të ishullit Java.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021.

Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.

Cunami i vitit 2004, i shkaktuar nga një tërmet pranë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226.000 njerëz në gjithë Oqeanin Indian, përfshirë mbi 120.000 në Indonezi.

Indonezia, një arkipelag me 260 milionë njerëz, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

 

Fraksion.com