Vrau dhe groposi Mateon 8-vjeçar, Policia dërgon me forcë në gjykatë Klodian Çalamanin, shtyhet seanca. Zbulohet arsyeja
Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtytje të gjykimit, është sjellë me forcë në gjykatën e Fierit, Klodian Çalamani i akuzuar për vrasjen e 8-vjecarit, Mateo Vasiu.
Ngjarja ndodhi më 16 nëntor të vitit të kaluar në Grecalli të Fierit. Çalamëni akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.
Por, edhe sot seanca u shty, ndonëse i pandehuri Çalamani do të përballej me akuzat për “vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Shkak i shtyrjes, u bë mosparaqitja e familjarëve të viktimës për shkak të gjendjes së tyre të rënduar sepse para pak ditësh ishte 1-vjetori i vdekjes së të miturit.
HYRJA E AUTORIT NGA DERA E PASME E GJYKATES
Klodian Çalamani hyri në gjykatë nga dera e përparme që përdoret nga administrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë.
Mendohet që veprimi i policisë u bë për të shmangur përballjen me familjaret apo të afërm të familjes se 8-vjeçarit të vrarë, por edhe nga opinioni publik.
Gjatë seancës do të merreshin dëshmitë e të gjithë dëshmitareve, ç’ka mund të nxirrte të tjera detaje lidhur me ngjarjen.
Kujtojmë se një vit më parë ka pasur për ditë me radhe proteste për vrasjen makabre të 8-vjeçarit, Mateo Vasiu.
Fraksion.com