Të tjera detaje: Çifti i shqiptarëve u vra nga ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, viktimat u gjetën nga vajza
Italia është tronditur nga një krim, ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj.
Çifti i shqiptarëve është gjetur i vdekur nga vajza e 37-vjeçares së njohur ndryshe si Vera.
Pas ngjarjes së rëndë i vdekur është gjetur edhe autori shqiptar, në një magazinë në Oriago di Mira në zonën e Venedikuti, cili sipas mediave italiane nuk po pranonte dot lidhjen e ish-gruas së tij me 24-vjeçarin Flonino Mërkuri.
Sipas mediave italiane ata dyshohet se janë vrarë nga ish-burri i 37-vjeçares, pasi ky i fundit nuk pranonte lidhjen e saj me Merkurin. Ngjarja ka ndodhur në zonën në Spinea.
Policia, pas një telefonate nga vajza e viktimës, e cila deklaroi se prej një dite nuk kishte mundur të lidhej më të ëmën, ka mësyrë në shtëpinë e çiftit, aty ku i kanë gjetur të pajetë. Ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se është autori i tragjedisë.
.
Fillimisht u mendua se ishte një rast vrasje e më pas vetëvrasjeje, por policia italiane tha se bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.