“Përmbytja në Shkodër mund …”, denoncimi i Berishës: Qeveria ‘Rama’ po shet energji me çmim katër herë më të ulët se ajo që blen!
Kreu i PD Sali Berisha, nga Shkodra ka denoncuar qeverinë Rama për vjedhje të energjisë elektrike. Berisha tha se sot po shesin energji me një çmimin katër herë më të ulët se ajo që po blejnë.
“Energjia është një nga mallrat e vjedhjeve më të mëdha. Këta janë tërbuar dhe kjo ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme nëse do prodhohej energji e do ulej niveli i Komanit dhe Vaud të Dejës. Sot po shesin energji me një çmimin katër herë më të ulët se ajo që po blejnë”, tha kreu i PD.
Kurse akuzat e opozitës se pavarësisht reshjeve të shiut, qeveria vijon importin e energjisë, kryeministri Edi Rama i ka quajtur shpifje.
Në një reagim në rrjetet sociale Rama tha se “teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekulime të llojllojshme”.
Rama u shpreh se prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.
Fraksion.com