AktualitetTë fundit

Peleshi: Rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi informoi sot se rreth 50 familje janë evakuuar në Shkodër, për shkak të përmbytjeve nga reshjet intensive të shiut.

“Rreth 240 trupa të Forcave të Armatosura dhe 25 mjete janë angazhuar në terren përkrah forcave të emergjencave civile të bashkive, forcave policore për të ndihmuar popullsinë e prekur nga pasojat e reshjeve intensive që vijuan gjatë gjithë natës”, tha Peleshi.

Ministri Peleshi bëri të ditur se po monitorohet me shumë vëmendje niveli i lumenjve, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për qarkullimin e qytetarëve në veri të vendit.

“Do të jemi gjatë gjithë kohës në terren për të parë ecurinë dhe nevojat për ndërhyrje”, tha Peleshi.

 

Fraksion.com