Nuk heqim dorë nga operacioni, Erdogan: Për sulmin ndaj Sirisë dhe Irakut fajtore është vetëm Rusia!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në një deklaratë për medie se Turqia nisi sulmet ajrore në Siri dhe Irak për shkak të “refuzimit” të Rusisë për të përmbushur premtimet e saj dhe për të tërhequr grupet kurde nga kufijtë e Turqisë, raporton media e huaj.
Erdogan tha se Rusia është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria.
Ai tha se ata nuk do të heshtin kundër terrorizmit dhe se do të marrin masa nëse ata nuk e bëjnë këtë, pramdaj dhe Turqia ka eliminuar 12 vende ku fshiheshin terroristët në Kobani, Siri.
Erdogan përfundoi duke thënë se Turqia nuk do të heqë dorë dhe ky operacion anti-terrorist do të vazhdojë si nga ajri ashtu edhe nga toka.
Ai citohet të ketë thënë: “Megjithë paralajmërimet tona të përsëritura për Rusinë, e cila është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria në përputhje me marrëveshjen tonë të Soçit të vitit 2019, Moska nuk e ka përmbushur dhe refuzon të përmbushë detyrën e saj. Ne kemi deklaruar se nuk do të heshtim kundër terrorizmit dhe se do të marrim masa nëse ata nuk e bëjnë këtë. Kështu, ne goditëm dhe eliminuam 12 fole terroristësh në Kobani. Turqia nuk do të heqë dorë, ky operacion anti-terrorist si nga ajri ashtu edhe nga toka do të vazhdojë. Ne nuk e kemi diskutuar çështjen e kryerjes së operacionit as me presidentin e nderuar të SHBA-së Biden dhe as me Putinin. Si Biden, ashtu edhe Putin e dinë se ne jemi të aftë të kryejmë operacione të tilla, në çdo kohë”.
Fraksion.com