Berisha viziton zonat e përmbytura në Shkodër, sulmon qeverinë: Mbrëmë hapën tunelet e Komanit. Rama dhe Balluku e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur
Teksa situata në Shkodër është problematike për shkak të motit të keq, ku ka pasur dhe banesa të përmbytura, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po viziton zonat e goditura.
Ndalesën e parë e Berishës ka qenë fshati Kuç, ku po takon nga afër banorë të prekur.
“Dëshmi e një papërgjegjshmërie të plotë të qeverisë. Mbrëmë janë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga portat e Vaut të Dejës 2 mijë metër kub për sekondë, dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë të parashikuara.
Qoftë nga Instituti i Gjeoshkencave, që ja ka dërguar shkresën në zyra këtyre qeveritarëve që vjedhja jua ka verbuar sytë. Instituti, në mënyrë specifike ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut,
Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. Ndërsa importonin energji e kishin bllokuar prodhimin dhe tani thotë; e bëra për të shtuar rezervat. Por ku i pate sytë kur të dhënat e meteorologëve thanë se do të kenë reshje ekstreme. Pra nga data 14-20 nëntori 10 mln euro energji elektrike, 5 mln i fusin në xhep. Tani që ka plasur skandali përpiqen të mashtrojnë, Nuk donin të ndërprisnin vjedhjen dhe sot janë mbi 2500 hektarë të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës, dhe të gjitha këto janë nga skema e vjedhjes.
Zonja dilte dhe tmerronte shqiptarët se dimrin do e kemi të vështirë.”, tha Berisha.
Fraksion.com