AktualitetTë fundit

Babë e bir i mori rrjedha e përroit në Bogë. Pas 16 orësh kërkime, gjenden trupat e pajetë

Pas 16 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupave të pajetë të Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djalit të tij Jason Rrushaj, 13 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë.

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet nga aksioni për gjetjen e babë e bir, të cilët i mori rrjedha e përroit në Bogë, dhe për pasojë ata humbën jetën.

Në video shihet se si palombarët arrijnë të gjejnë mjetin dhe brenda tij trupat e babë e bir, Pjetër Rushaj, 48 vjeç dhe Jason Rushaj, 18 vjeç.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Ngjarja:

Të dy viktimat po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Rushaj ishte me vajzën dhe djalin e tij kur rrjedha e përroit mori përpara makinën e tyre. Vajza ka arritur të dalë nga makina dhe më pas është ndihmuar nga një banor i zonës.

Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.

Nga mbrëmja e së shtunës vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla.

 

Fraksion.com