Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe numrit 2 të SHISH-it
Hakerat iranianë kanë publikua mbrëmjen e sotme të dhëna mbi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Tiranës Muhamet Rrumbullaku dhe udhëtimet e tij.
Të dhëna janë publikuar edhe për nëndrejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Olian Kanushi.
“Jemi shumë afër jush. Në vend që të zëvendësoni zyrtarët e një qeverie të korruptuar, mendoni si të reformoni strukturën e korruptuar. Çdo lëvizje dhe intervistë nga liderët e MEK në Shqipëri dhe vende të tjera, do të ketë një pasojë të madh e për qytetarët shqiptarë”, shkruajnë hakerat.
Në dosjen me 7 faqe prej 836 K shihen të gjitha pasaportat e ndërruara nga Rrumbullaku si dhe të dhënat e anëatrëve të familjes së tij. Por, iranianët nuk janë janë ndaluar me kaq.
Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e kreut të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe fluturimet, katër prej të cilave Rrumbullaku rezulton t’i ketë kryer me çarter. Dosja.al ka të gjithë dosjen, por nuk do ta bëjë atë publike për arsye privatësie. Rrumbullaku është drejtori i dytë i PSH-së që ‘zhbirohet’ nga hakerat, pas Gledis Nanos, me të cilin iranianët nisën dhe sulmet e para.
Fraksion.com