“Tek ndërtimi në Petrelë do të bëja një shkollë arti”, Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas dënimit me 40 orë punë për publikun
Poetja Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas dënimit të saj për një ndërtim pa leje me kryerjen e 40 orëve punë për interes publik.
E ftuar në emisionin Artkand në Top Channel, Ahmeti tha se pas dënimit do të japë leksione publike.
“Bota bëhet shumë e bukur kur gjerat merren thjesht. Unë nuk i kam ndjekur këto portalet por dikush më tha se ishte bërë e madhe. Gjithçka ndodhi me mirëbesim, sepse unë kisha folur me Erionin dhe ai ma kishte dhënë lejen me një shkrim në WhatsApp.
Po mund të bësh sepse ma kishte shembur tërmeti dhe isha në pronë time.
Gjithmonë doja që të ikja nga qyteti, të ndërtojë një atelje timen në Petrelë. Mirëpo mbase dhe ju shpreha dikujt që e njoh edhe ka ngjallur pas zili. Kjo nuk është hera e parë, unë për poezitë janë atakuar edhe në vitet ’90. Arti ka diçka që të jep një ekskluzivitet, kur mundohem ta shuaj ndonjëherë, dal pa krehur pa lyer dhe kur shihem në pasqyrë ndjej gravidancën e madhe të dashurisë dhe të besimit që kam marrë nga njerëzit. Shqiptarët kanë një fjalë të ‘Jeta është provë’,” tha Ahmeti./TCH
Fraksion.com