“Në panair librat blihen”, Berisha: Mora një librion e ish-shoqes të fakultetit, Anna Kohen
Gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit, Sali Berisha treguar edhe librat që ka blerë. Berisha tha se bleu librin e një ish-shoqes së tij në Fakultet, Ana Cohen, me origjinë hebreja nga Vlora, e cila në New York, është shndërruar në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare
“I mora disa, bleva disa, bleva pa diskutim. Këtu në panair pati mjaft që donin të dhuronin. Në panair librat blihen, nuk merren dhurata në panaire. Kam blerë një botim të plotë të bibliotekës Françeskane të Anton Patër Harapit, kam blerë libra të shkrimtarit tim të dashur, Markez, kam blerë libra për fëmijë, për nipin tim dhe një seri librash.
“Mora një libër të një ish-shoqes time në vitet e para të fakultetit, Anna Kohen. Ana është një mjeke në fakt, por që është edhe shkrimtare tani, me origjinë hebreje nga Vlora, por në Nju Jork ajo u shndërrua në një nga aktivistet më të zjarrta të çështjes shqiptare dhe një avokate e vërtetë e shqiptarëve dhe prandaj mora librin e saj për të lexuar se çfarë ka”, tha Berisha.
Anna Kohen, solli për shqiptarët librin Lulja e Vlorës. Kështu e thërrisnin Annën të vogël, në Vlorë, qytetin ku lindi dhe kaloi fëmijërinë, kujtimet e së cilës i përmblodhi në këtë vepër, si një dhuratë për familjen e saj hebreje, por edhe si një mirënjohje për ata që i hapën dyert duke i mbrojtur.
Lulja e Vlorës, u botua nga Tirana Times, përkthyer nga Edvin Shvarc.
Fraksion.com