AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta në 6 dhjetor, Peleshi: Asgjë më shumë s’do të bënte Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka e ka cilësuar një turp që nuk e meriton Shqipëria, deklaratën e Berishës se protesta e radhës do të jetë në datën 6 dhjetor, ditë kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Peleshi u shpreh se, “sot, kur Ballkani Perëndimor ka më shumë së kurrë nevojë për mbështetjen e BE dhe SHBA; sot, kur Shqipëria po spikat si vendi lider në orientimin e rajonit drejt perëndimit, pa dilema gjeopolitike; sot, kur jemi ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE; sot, në prag të një ngjarjeje historike të paimagjinueshme për nga forca që i jep rrugëtimit tonë europian – samitit të BE në Tiranë, Sali Berisha thërret protestë kundër BE, në ditën e samitit”.

“Asgjë më shumë se sa kaq nuk do të bënte edhe Vladimir Putin nëse do të udhëhiqte opozitën shqiptare. Një dhurate apo një borxh i vjetër ? Sidoqoftë këtë faturë nuk mund ta paguajë Shqipëria. Qëndrimi qytetar ndaj këtij turpi është detyrë e gjithsecilit. Së pari e pjesës së shëndetshme të PD”, u shpreh ministri Peleshi.

 

Fraksion.com