AktualitetPolitikëTë fundit

Paralajmërimi i Berishës: Kompanitë që do ndërtojnë në Portin e Durrësit do të futen në listën e zezë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi sot se të gjitha kompanitë që do të bëjnë punime si nënkontraktorë në portin e Durrësit do të futen në listën e zezë.

“Përshendës qytetarët e Zagrebit që hodhën në kosh të plehrave Manhatanin e Eagle Hills, një kompani e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, të gjithë të lidhur me Lukashenkon dhe Vuçiçin. Rama paraqiste mbrëmë Eagle Hills si kompania do ndërtojë Manhatanit të Zagrebit, ndërkohë që qytetarët e kishin hedhur në kosh të plehrave. Shikoni ku e çon lakmia për portin e Durrësit, të mashtrojë publikisht qytarët që kësaj kompanie i është besuar ndërtimi i Manhatan në Zagreb. Ajo histori është mbyllur dy vite më parë. Përveç kësaj kryebashkiaku i Zagrebit kishte hapur garë se nuk e kishte të vetën kompaninë. Rama nuk e hap garë se e ka të vetën kompaninë”, tha Berisha.

Sipas tij “të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët nuk mund të pranojnë të qëndrojnë duarkryq ndaj këtyre akteve që tejkalojnë çdo imagjinatë. PD do të përdorë të gjitha format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që sot kanë shqiptarët. Porti mijëvjeçar është prona publike më e çmuar se çdo pronë tjetër publike në këtë vend. Ne do t’u primë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Jam sot këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do të marrë pjesë në këtë projekt do të futet në listën e zezë. i paralajmëroj të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike. Po regjistrohen nënkontraktorë në Durrës tani”.

 

Fraksion.com