AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Kurti dhe Vuçiç marrin ftesë nga BE për diskutime në Bruksel

Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Aljbin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksëndër Vuçiç për një takim në Bruksel ku do të diskutohet lidhur me gjetjen e një zgjidhje europiane për të dalë nga stiautata kur tensionet në veri të Kosovës janë në pikën më të nxehtë që prej vitit 2013.

Lajmi për ftesën e dy liderve, u bë i ditur nga zëdhënësi i BE, Peter Stano. Ndërsa nuk ka një datë të caktuar për takimin e tyre.

Mediat serbe bëjnë me dije se Kurti dhe Vuçiç ende nuk kanë konfirmuar pranimin e ftesës nga Bashkimi Europian.

Të hënën në 21 nëntor pritet të nisë faza e dytë e vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, ku pronarët e veturave me targa të Serbisë, do të gjobiten me shumën 150 euro.

Ndërkohë në 18 dhjetor,  janë përcaktuar të mbahen zgjedhjet lokale në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqjen nga këshillat bashkiakë dhe postet e tjera duke krijuar ngërçe në funksionimin e institucioneve.

 

Fraksion.com